Konjufca në emër të Kosovës shpreh solidaritet me Gjermaninë pas

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, është shprehur i trishtuar nga sulmi që ndodhi të shtunën në Berlin të Gjermanisë. Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve. “Nuk mund të ketë vend për urrejtje apo dhunë ekstremiste në shoqëritë tona. Akte si këto godasin lirinë…”- ka shkruar Konjufca.

Në emër të Republikës së Kosovës, ai ka shprehur solidarizim me Gjermaninë dhe qëndrim afër popullit gjerman në këto momente. Deeply saddened by the horrific attack in Berlin. My deepest condolences go to the family of the victim, and I wish a swift and full recovery to all those injured. There can be no place for hatred or extremist violence in our societies.

Acts like this strike at the freedom and… — Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) July 26, 2026 Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçari, që besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një veturë u përplas me turmën pranë festimeve për Paradën e Homoseksualëve në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Incidenti i së shtunës ndërpreu paradën ku po merrnin pjesë qindra mijëra njerëz – një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Pjesëmarrësit u detyruan të iknin nga vendngjarja, ndërsa sirenat e policisë u dëgjuan gjatë gjithë natës. Policia i tha agjencisë AFP se vetura e të dyshuarit u gjet e braktisur pranë parkut Tiergarten.

Autoritetet nisën një operacion kërkimi që përfshinte helikopterë dhe policë nga disa lande gjermane, në të gjithë kryeqytetin. Policia gjermane publikoi fotografinë e të dyshuarit, të identifikuar si Abdul B.

Policia dhe prokuroria u bënë thirrje qytetarëve të japin informacione për një 21-vjeçar të identifikuar si Abdul B., duke paralajmëruar se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Sipas zëdhënësit të policisë, Florian Nath, i dyshuari besohet se ka lidhje me “qarqe islamiste”. Sulmi ndodhi pak para orës të së shtunës.

Burimi: Kallxo