Mesfushori i Kosovës e nis sezonin e ri me asistim

0%

Shpërndaje në: Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, që luan për Zurichun e ka nisur edicionin e ri në Superligën e Zvicrës me asistim. Megjithatë, Zurichu të dielën u mposht 2:1 nga St. Galleni në udhëtim. Berisha asistoi te goli i epërsisë për 1:0 në minutën e 50-të. 33-vjeçari Berisha dhe Bledian Krasniqi luajtën deri në minutën e 75-të te Zurichu.

Ndërsa Selmin Hoxha dhe Lindrit Kamberi e kompletuan ndeshjen. Ndërkohë te St. Galleni ndeshjen e kompletoi Leon Frokaj, kurse Betim Fazliji u la në stol.

Burimi: Koha