Ish-sulmuesi shkodran i Flamurtarit shkëlqen në Rusi

0%

Erald Maksuti realizoi në debutim me Akhmat Groznin. Për ish-sulmuesin e Flamurtarit mjaftuan pesë minuta që të shkonte te goli, pasi ishte minuta e 78-të kur u aktivizua kundër Lokomotivës së Moskës. Sfida e javës së parë në kampionatin rus u vulos pikërisht nga Maksuti. Ekipet ndanë pikët pas barazimit 1:1. Kujtojmë se kartoni i Maksutit u ble në merkaton e verës nga Akhmat.

Aventura e re ka nisur me këmbën e mbarë për futbollistin shkodran. 22-vjeçari bënte mjaft mirë në edicionin e kaluar. Megjithatë, Flamurtari nuk e shmangu rënien nga kategoria.

Burimi: Bota Sot