Brazili fiton bindshëm ndaj Haitit

0%

Përfaqësuesja e Brazilit i ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, për ta mposhtur Haitin. Brazili siç pritej dominoi në të gjitha aspektet, për t fituar me rezultat 3:0. Raphinha shënoi herët por që goli u anulua për pozitë jashtë loje. Ishte Matheus Cunha që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për të zhbllokuar rezultatin pas 23 minutave lojë.

I njëjti dyfishoi epërsinë pas asistimit të Vinicius Jr me një goditje të bukur, që e la portierin të shtangur (36’). Kurse, Vini e vulosi fitoren me një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë (45+3’). Në pjesën e dytë, Brazili shënoi sërish përmes Endrick, megjithatë goli u anulua prapë për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Brazili merr primatin në grupin C me katër pikë, aq sa ka Maroku, ndërsa në përballjen finale do të luajnë me Sokcinë, ku do t’iu nevojitet së paku një pikë për t’u kualifikuar tutje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot