Kush e pagoi Jozin për ditëlindjen e saj? Antonela ‘zbulon’ komandantin misterioz

0%

Influencerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Antonela Berisha, ka festuar para pak ditësh ditëlindjen e saj të 30-të. Për këtë përvjetor jubilar, ajo ka organizuar një super festë madhështore të kuruar deri në detaje. E rrethuar nga njerëzit e saj më të afërt dhe rrethi i ngushtë shoqëror, Antonela ka shijuar çdo moment nën ritmet e muzikës live.

Për të ndezur atmosferën dhe për të argëtuar të ftuarit ka kënduar Jozi, i cili ka performuar gjatë mbrëmjes. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë një postim i fundit i Antonelës në Instagram. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur: “A është i shtrenjtë Jozi si këngëtar? Sa € të mori?”. Përgjigjja e saj ka qenë mjaft misterioze: “Dhuratë nga komandanti”.

Kjo përgjigjje e saj ka ngritur menjëherë dyshimet se ky kapitull i ri i jetës e gjen ish-banoren e BBVA të dashuruar dhe “vete e dyta”. Edhe pse nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër rreth identitetit të personit në fjalë, ky detaj ka mjaftuar që rrjeti të aludojë për një romancë në jetën e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot