McLaren korr suksesin e parë sezonal me Norrisin

0%

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 (pista e Hungaroring). Ky është suksesi i parë sezonal për kampionin e botës në fuqi, në një garë ku bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që arriti të rezistojë gati gjysmën e garës me gomat e buta.

Në podium (vendi i tretë) u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, që përballoi me sukses sulmet e Ferrari në fundin e garës. Në vendin e katërt u rendit Lewis Hamilton me Ferrari, por e humbi atë pozicion pas një penaliteti me 5 sekonda. Britaniku zbriti në vendin e pestë, duke u renditur pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc (i katërti).

Një garë ku nga Ferrari pritej më shumë, por nuk arrit dot të duelojë për fitoren. Në zonën e pikëve edhe Isack Hadjar (vendi 6), George Russell (pati një problem që në start dhe nga vendi 21-të u ngjit në të shtatin), Liam Lawson, Nico Hulkenberg dhe Arvid Lindblad. Australiani Oscar Piastri (McLaren) u tërhoq nga gara kur ishte i dyti, 15 xhiro nga fundi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas kësaj gare, pilotët do të nisin pushimet, për t’u rikthyer pas një muaji në Holandë për gjysmën e dytë të sezonit. Italiani Antonelli ruan kreun e renditjes, madje e thellon atë me rivalët (50 pikë para Hamilton), që u klasifikuan pas tij. Duke parë garën e sotme, pjesa e dytë e sezonit pritet të jetë e zjarrtë dhe me rivalitet.

Burimi: Bota Sot