Skuadra e Feyenoordit shënoi fitore 2:1 ndaj Rayo Vallecano në miqësoren e zhvilluar sot. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Shaqueel Van Persie. Djali i Robin Van Persie realizoi një gol shumë të bukur, të cilët po e krahasojnë pikërisht me legjendën holandeze. Kujtojmë që Shaqueel është vetëm 19-vjeçar dhe po kalon momente fantastike te skuadra nga Holanda.
Burimi:
Bota Sot
