Ernest Muçi është ylli që po tërheq vëmendjen gjatë fazës përgatitore të Trabzonsporit. “Taka Gazete” që është pranë klubit turk i kushton një artikull pikërisht Muçit.
Foto: Kopertina e përdorur për të treguar se Muçi nuk e diskuton vendin e titullarit te Trabzonspori Ritmi i lartë dhe performanca në Austri ku po zhvillohet faza përgatitore, kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e trajnerit Fatih Teke. Dhe pse do të ketë rivalitet në fazën ofensive, numri 10 nuk do e diskutojë vendin e tij nëse qëndron. Për Muçin kanë qarkulluar disa skuadra deri tani.
Bëhet fjalë për kampionatet kryesore të Europës si Itali, Gjermani dhe Angli. Sot ndërkohë u luajt miqësorja me Frankfurt, që u fitua me rezultatin 0-3 nga klubi gjerman. Muçi ishte pjesë e lojtarëve që u aktivizuan sapo filloi pjesa e dytë.
