Interi po luan miqësoren e fundit në Gjermani, ndërsa përballë është Karlsruher. Zikaltërit kanë zyrtarizuar dëmtimin e Kristjan Asllanit, i cili nuk ndodhet as në stol. Mesfushori i Kombëtares pësoi dëmtim muskulor vetëm dy ditë më parë. Dhe për këtë rrezikon të udhëtojë me pjesën tjetër drejt Azisë. Interi do të jetë i zhvendosur në Azi gjatë javës së ardhshme.
Aty ku janë rezervuar sfidat me Mançester Sitin, Milanin dhe Juventusin. Asllani i trembet mundësisë që në dy javët e ardhshme të mos jetë me pjesën tjetër. Kjo është periudhë delikate, pasi po shikohet për ekipin e ri dhe Asllanit mund t’i shërbente për disa minuta sërish si zikaltë.
