Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare Mithat Belegu, një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e basketbollit të Kosovës. Belegu ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e këtij sporti, veçanërisht në Pejë, ku u konsiderua si një nga pionierët e basketbollit dhe një figurë që kontribuoi për dekada në rritjen e këtij sporti.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai shërbeu në disa role, si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv. Në vitet ’60 u vlerësua si një nga basketbollistët më të mirë kosovarë, ndërsa pas përfundimit të karrierës si lojtar vazhdoi angazhimin e tij në shërbim të basketbollit.
Një arritje e veçantë në karrierën e tij ishte fitimi i stemës së gjyqtarit ndërkombëtar të FIBA-s në vitin 1978, duke u bërë shqiptari i parë që arriti këtë nivel në gjykimin e basketbollit ndërkombëtar. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sport, Mithat Belegu ishte nderuar edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta nga komuniteti sportiv, i cili e kujton Belegun si një personalitet të rrallë dhe një nga themeluesit e traditës së basketbollit kosovar. Varrimi i tij do të mbahet nesër, në orën , në varrezat e qytetit në Pejë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
