Në rubrikën “Ka Një Mesazh për Ty”, Silvia dhe bashkëshorti i saj, Maksimi, kanë ndarë historinë e tyre të veçantë, të 40 viteve martesë për të surprizuar prindërit e tij. E mësuar nga tradita për t’u shërbyer me devotshmëri vjehrrit dhe vjehrrës, Silvia tregoi ‘tronditjen’ dhe habitë që përjetoi kur hyri në familjen e re.
Ajo kujtoi me emocione momentin kur mori legenin për t’i larë këmbët vjehrrit, por u prit me një dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm që i theu të gjitha tabutë e kohës. Kjo mikpritje e ngrohtë i dha asaj liri absolute dhe mbështetje pa kushte gjatë viteve të bashkëjetesës. Ardit Gjebrea: Më tregoni pak motivin se përse keni ardhur këtu sot.
Silvia: Unë jam nga Pogradeci, jam martuar në Prrenjas me Maksimin prej 40 vitesh. Ardit Gjebrea: Si je martuar? Silvia: Me shkuesi, më pas lindi dashuria. I kemi fëmijët të mrekullueshëm dhe jemi bërë edhe gjyshër. Maksimi është një njeri shumë i përsosur dhe kjo është falë prindërve të tij, e kanë edukuar jo vetëm Maksin, por edhe shtatë fëmijët siç janë.
Ardit Gjebrea: Je me fat që ke hyrë në atë familje, se para se të martoheshe sikur të dhanë disa porosi. Silvia: Patjetër i kishim ne në fshat ato porositë. Ardit Gjebrea: Cilat ishin? Silvia : Gjithmonë më mësonte mamaja, më thoshte që kur të martohesh duhet të jesh shumë e kujdesshme, të respektosh vjehrrin dhe vjehrrën, t’u shërbesh atyre.
Të ngrihesha që në të bëja punët e mëngjesit dhe në darkë t’u laje këmbët vjehrrit dhe vjehrrës. Dhe u martova, bëmë dasmën, erdhi momenti që të ngrihesha në mëngjes. Unë u ngrita që në orën dhe po rrija në këmbë te kuzhina të gjithë po flinin. Ngrihet kunata e madhe dhe i thotë vjehrrit ‘o babi nusja po rri në këmbë, nuk e di pse’.
Ngrihet vjehrri dhe më thotë çfarë po bën, i them ‘unë u ngrita që në mëngjes që të bëj mëngjesin dhe punët’, më thotë ‘dëgjo është e para dhe e fundit herë, që të shoh të ngrihesh kaq shpejt, ti shko tani të flesh dhe ngrihu kur të duash ti, nuk je e detyruar ti të rrish në këmbë’. Unë u çudita! Erdhi darka, mora legenin dhe i shkoj babit.
Po më shikon dhe më thotë “çfarë po bën me legenin?”, i them “po të të laj këmbët o babi’. “Bijë e babit unë jam në gjendje që të shkoj vetë në banjo dhe të laj këmbët”, më thotë. U çudita prapë! Dita ditës po më jepnin liri. Kam ndenjur katër vite me prindërit e Maksit, kemi jetuar të lumtur, pavarësisht varfërisë. Unë dashuri të tillë nuk kam parë. Ardit Gjebrea: Vjehrri yll, po vjehrra?
Silvia: Pas katër vitesh që jetuam bashkë, u hapën rrugët dhe ne shkuam në Greqi. Vjehrra që ditën, që kam ikur në Greqi dhe deri ditën e sotme, vjehrra mua më ka shërbyer. Më vinte në krevat dhe më thoshte “ngrihu xhan të hash mëngjesin se është gati”.
