Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar programin ditor të edicionit të sivjetmë, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, duke zbuluar edhe oraret e performancave të artistëve kryesorë. Sipas programit zyrtar, nata e parë e festivalit, më 31 korrik, do të kulmojë me performancën e superyllit të muzikës pop Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës .
Gjatë kësaj mbrëmjeje do të performojnë edhe emra të njohur si Dhurata Dora, La Fazani dhe artistë të tjerë. Më 1 gusht, skena kryesore do t’i takojë këngëtarit skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të performojë nga ora . Programi i natës së dytë përfshin gjithashtu performanca nga Asgjë Sikur Dielli, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta dhe artistë të tjerë.
Edicioni i sivjetmë do të mbyllet më 2 gusht, me performancën e DJ-it të njohur botëror Martin Garrix, i cili rikthehet për herë të dytë në skenën e Sunny Hill dhe do të performojë në orën . Pjesë e natës përmbyllëse do të jenë edhe emra të njohur të muzikës elektronike si Adam Port dhe Rampa, të cilët pritet të sjellin një atmosferë festive për mijëra pjesëmarrës.
Publikimi i programit ditor u mundëson vizitorëve të planifikojnë pjesëmarrjen në një nga festivalet më të mëdha muzikore në rajon, i cili edhe këtë vit sjell në Prishtinë emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.
