Shpërndaje në: Kastriot Imeri e ka filluar mbarë edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. Imeri që luan për skuadrën e Young Boysit bëri dy asistime në ndeshjen ndaj Sionit. Young Boysi të dielën e mposhti në shtëpi Sionin me rezultatin 4:2. Fillimisht, Imeri asistoi te goli për 2:0 të cilin e realizoi Alvyn Sanches në minutën e 40-të.
Mesfushori me tipare sulmuese në lojë u inkuadrua në minutën e 25-të pasi e zëvendësoi Alan Virginiusin i cili pësoi një lëndim. 26-vjeçari asistoi edhe te goli për 3:2 në minutën e 66-të. Autor i golit ishte Samuel Essende. Ai edicionin e kaluar ishte i huazuar te Thuni, ku e fitoi edhe titullin e kampionit në Zvicër.
Ndërkohë te Sioni nga minuta e 74-t në lojë u inkuadrua Rilind Nivokazi, kurse një minutë më pas në lojë hyri edhe Donat Rrudhani. Gjithashtu, Sionit për shkak të lëndimeve i munguan Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli.
