Durmishi debuton tek Juventus

0%

Më në fund dita e shënuar erdhi. Juventusi luante miqësoren e dytë të verës, këtë herë në Belgjikë, dhe trajneri Luçiano Spaleti kishte hedhur si titullar një sulmues të ri shqiptar. Ky ishte Arman Durmishi, pjesë e Shqipërisë U19, dhe shënuesi më I mirë I ekipit Shpresa juventin, që padyshim pati emocione të forta përballë Standardit të Liezhit.

Futbollisti, që është vetëm 18 vjeç, u bashkua në këtë fazë përgatitor me ekipin e të rriturve të “zebrave”, dhe pasi ishte në stol në miqësoren e parë në Zvicër ndaj Bazelit, e pati pagëzimin me “zjarrin”, siç mund të thuhet.

Ai ishte në terren për 45 minuta, dhe në pushim u zëvendësua si gjithë të tjerët, ndërsa u tregua aktiv në radhët e një skuadre e cila ende është në startin e fazës përgatitore, ende jo në formën e duhur, dhe me shumë mungesa për shkak të Kupës së Botës. Kjo ishte edhe një nga arsyet, që Durmishi jo vetëm u aktivizua, por edhe si titullar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai provoi të godiste portën e Standardit, po ashtu u tregua tepër luftarak në mesfushë dhe në çdo sektor ku u ndodh. Pritet që e ardhmja e tij të jetë shumë e mirë.

Arman Durmishi ishte sezonin e kaluar shënuesi më i mirë i Juventusit U20, pra I Shpresave, ndërsa këtë edicion do të jetë me Juven U21, si dhe besohet do të ftohet herë pas here nga Spaleti në ekipin e parë tek “Zonja e Vjetër”.

Burimi: Bota Sot