Kolonët izraelitë u kanë vënë zjarrin xhamive në Bregun Perëndimor,

0%

Shpërndaje në: Kolonët izraelitë kanë sulmuar fshatra palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar në orët e para të së dielës, duke u vënë flakën dy xhamive dhe duke shkruar grafite në muret e ndërtesave, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

Të premten, katër palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë, njëri prej tyre koordinator lokal i sigurisë, janë vrarë pasi një grup kolonësh izraelitë kishte hyrë në zonën përreth fshatit palestinez Tal, në jugperëndim të Nablusit, raporton Reuters. Banorët kishin dalë nga shtëpitë e tyre për t’u përballur me kolonët, kanë thënë zyrtarët.

Përplasja me armë që pasoi ishte pjesë e një serie gjithnjë e më të shpeshtë incidentesh që përfshijnë kolonët izraelitë, gjatë të cilave këtë vit janë vrarë dhjetëra palestinezë dhe janë plagosur qindra të tjerë, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara dhe Autoritetit Palestinez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdel Azim Wadi, kryetar i këshillit të fshatit Qusra, në juglindje të Nablusit, ka thënë se kolonët i kishin vënë zjarrin një xhamie të sapopërfunduar në fshatin e tij në orët e para të së dielës. Ai ka thënë se ata kishin shkruar slogane në hebraisht në muret e xhamisë, përfshirë mesazhe si “Hakmarrje hebraike” dhe emrin e njërit prej izraelitëve të vrarë pranë fshatit Tal.

“Fshati ynë është përballur me sulme të përsëritura që nga viti 2011 dhe këto sulme janë shtuar që nga fillimi i luftës”, ka thënë ai për Reuters në një bisedë telefonike. Shumica e vendeve dhe organizmave të Kombeve të Bashkuara i konsiderojnë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor si të paligjshme, një qëndrim që Izraeli e kundërshton.

Ndërkohë, palestinezët synojnë të krijojnë një shtet të pavarur që do të përfshijë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Edhe Botë 7 muaj më parë “Kjo nuk është jetë”: S’ka siguri në Libanin jugor nga sulmet izraelite Që kur Izraeli ka nisur luftën kundër Hamasit në Gaza në tetor të vitit 2023, pas sulmit të militantëve të Gazës ku u vranë më shumë se 1.000 izraelitë, sulmet e kolonëve izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor janë shtuar ndjeshëm.

Pas incidentit të së premtes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili përballet me zgjedhje në tetor, urdhëroi shtimin e pranisë ushtarake në zonë dhe deklaroi se do të autorizoheshin më shumë vendbanime izraelite me qëllim forcimin e sigurisë.

Politikanë të krahut të djathtë në qeverinë e tij, përfshirë ministrin e Financave Bezalel Smotrich, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra, kanë bërë thirrje për përshpejtimin e hapave për marrjen nën kontroll të Bregut Perëndimor, i cili u pushtua nga Izraeli pas luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Burimi: Koha