Boksieri Anthony Joshua thotë se ishte në dijeni që do ta mposhte Kristian Prengën me nokaut. Shqiptari e rrëzoi dy herë britanikun, megjithatë në raundin e dytë, ky i fundit arriti të fitonte me nokaut, duke i dhënë tre goditje radhazi. Për “DAZN”, Joshua dha lëvdata për Pregnën, ndërsa zbuloi se plani i tij që nga fillimi ishte të fitonte me nokaut. “Prenga ishte i mirë, i fortë.
Donte të më nokautonte”. “Çfarë po mendoje kur të rrëzojë pas 20 sekondave? Ta thyejë, është një betejë 12-raundeshe. Ndodhi pas 20-30 sekondave, kështu që mendova si ta thyejë, mora kohën time”. “E kisha planifikuar ta nokautoja, por doja ta bëja kur të ishte momenti i duhur.
Për një moment koha e tij erdhi para times dhe thjesht mendova “kjo nuk ishte pjesë e skriptit”, prandaj më duhej të isha i fortë, i duruar për momentin kur të vinte koha ime dhe erdhi në raundin e dytë”. “A mendove se mund të përfundonte ndryshe? Jo, jo. E dija që do të ishte vështirë në situatën që isha, por ia dola në fund”.
Ndërkohë, të dy boksierët morën miliona euro nga ky meç, me britanikun që fitoi mbi 4 milionë ndërsa Pregna 1.1 milionë euro. Në anën tjetër, Joshua tani do ta zhvillojë përballjen që po e presin të gjithë tifozët që sa vite, kundër ish-kampionit të botës për peshat e rënda, Tyson Fury./ Telegrafi
