Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për Kampionatin Ballkanik BVA U17, i cili do të mbahet nga 4 deri më në Tiranë në Shqipëri.
Përgatitjet po zhvillohen në Ferizaj, nën drejtimin e përzgjedhësit Habil Ajeti, së bashku me ndihmësit e tij Arif Elezi dhe Naim Gucati, të cilët po punojnë intensivisht me volejbollistët e rinj për ta përgatitur ekipin sa më mirë për këtë garë të rëndësishme rajonale.
Gjatë grumbullimit, ekipin kombëtar e vizituan Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi. Ata u uruan suksese volejbollistëve dhe stafit teknik, duke i inkurajuar që me përkushtim dhe disiplinë ta përfaqësojnë sa më denjësisht Kosovën në Kampionatin Ballkanik.
Federata e Volejbollit e Kosovës i uron Kombëtares U17 përgatitje të suksesshme dhe shumë fat në garat që e presin në Tiranë.