Sunny Hill publikon programin ditor të festivalit

0%

Shpërndaje në: Organizatorët e “Sunny Hill” kanë publikuar të dielën programin ditor të festivalit që nis më 31 korrik dhe përfundon më 2 gusht. Sipas tij, në natën e parë, më 31 korrik, artistja kryesore do të jetë këngëtarja e famshme, Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës . Këngëtarë të tjerë të natës së parë do të jenë edhe Dhurata Dora, La Fazani etj.

Në natën e dytë, performanca kryesore do të jetë nga Lewis Capaldi, i cili do të dalë para fansave në orën , ndërkaq artistë të tjerë do të jenë edhe “Asgjë Sikur Dielli”, Lumi B, Ledri Vula, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta etj. Natën e tretë do ta kryesojë DJ i famshëm botëror, Martin Garrix, i cili vjen për herë të dytë në Sunny Hill. Ai do të dalë në skenë në ora .

Në mesin e artistëve të tjerë që do të argëtojnë të pranishmit në natën e tretë do të jenë edhe Adam Port & Rampa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha