Në përvjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, nderime nga

0%

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit, kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, e cilësoi Adem Demaçin si një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës kombëtare shqiptare dhe një frymëzues të brezit që themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai theksoi se Demaçi, si përfaqësues politik i UÇK-së, me vizionin, autoritetin dhe zërin e tij përfaqësoi aspiratat e popullit të Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së vendit. Sipas Reçicës, jeta dhe veprimtaria e Adem Demaçit mbeten dëshmi e qëndresës së jashtëzakonshme, përkushtimit ndaj lirisë dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

“Në 8-vjetorin e kalimit të tij në amshim, e kujtojmë me respekt, krenari dhe mirënjohje. Lavdi e përjetshme Nderit të Kombit, Adem Demaçi” , ka shkruar Reçica. Homazhe në mëngjes kanë bërë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot