Më shumë se 300,000 të evakuuar nga zjarret në Francë dhe Spanjë

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Zjarrfikësit po përpiqen me vështirësi të vënë nën kontroll zjarret masive në jugperëndim të Francës, ndërsa erërat e forta po i shtyjnë flakët drejt qytetit të Bordosë.

Më shumë se 300.000 njerëz në Francë dhe Spanjë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rajonet prej disa ditësh, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e larta po e vështirësojnë punën për shuarjen e tyre.

Në Spanjë, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, përmirësimi i kushteve të motit ka ndihmuar zjarrfikësit që po luftojnë me flakët në zonat përreth Madridit. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se vendin e presin “ditë të vështira”. Ndërkohë, autoritetet në Valencia kanë konfirmuar vdekjen e një burri si pasojë e një zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burri, që besohet të ketë qenë rreth të 70-ave, është gjetur i pajetë brenda veturës së tij nga zjarrfikësit, teksa ata po shuanin një zjarr në përroin Salt de l’Aigua, në Manises, sipas mediave lokale. Edhe Botë 1 muaj më parë Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali.

Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer Në Francë, edhe 55.000 persona të tjerë janë urdhëruar të evakuohen vonë të shtunën, duke e çuar numrin total të të evakuuarve në rreth 250.000 në rajonet jugperëndimore të Gironde dhe Landes. Franca ka mobilizuar edhe ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Përforcime shtesë ushtarake janë dërguar për të ndihmuar zjarrfikësit duke pastruar shkurret dhe duke krijuar breza mbrojtës për të penguar përhapjen e flakëve. Presidenti, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca “do të rindërtohet” dhe se qeveria e tij “do të jetë pranë qytetarëve për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Një turist, i cili është larguar me familjen e tij nga një zjarr që po afrohej pranë Bordosë, e ka përshkruar përmasën e flakëve si “të frikshme”. Në Spanjë, zjarret vazhduan pranë Madridit. “Sot jemi disi më pesimistë sesa ishim dje”, u ka thënë gazetarëve ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska.

Duke e përshkruar situatën si “komplekse”, ai ka shtuar se erërat e forta pritej ta shtynin zjarrin drejt jugut. Ndërkohë në Itali, më shumë se 350 zjarre, përfshirë 10 vatra të mëdha, kanë shpërthyer në ishullin e Sicilisë, siç ka njoftuar të mërkurën kreu i Mbrojtjes Civile të Sicilisë, duke çuar në evakuime.

Edhe Botë 1 o. më parë Lufta e Iranit përhapet në Detin e Kuq dhe Kaspik, SHBA-ja heq dorë nga sulmet Një incident madhor është shpallur gjithashtu nga shërbimet e emergjencës në Skoci të premten në mbrëmje, ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë një zjarr në një park kombëtar i cili ka qenë aktiv prej 10 ditësh.

Hadja Lahbib, Komisionerja e BE-së për menaxhimin e krizave, ka deklaruar se ka gjasa që dëmet nga zjarret në Evropë të tejkalojnë rekordet e mëparshme.

Burimi: Koha