Pasi përfundoi si lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Real Madrid, David Alaba është ende një lojtar i lirë në treg dhe nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri. Pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, kapiteni i kombëtares austriake qëndroi në Shtetet e Bashkuara dhe filloi pushimet në Miami. Ky qëndrim në qytetin e Floridës mund të mos jetë rastësi.
Inter Miami mund të sigurojë shërbimet e David Alabas, një lojtar që do të sillte eksperiencë në prapavijën e tyre. Por, Alaba mund të qëndrojë ende në Europë. Për austriakun ka interes konkret nga Milan. Nga njëra anë transferimi në MLS do të ishte shumë fitimprurës për të, nga ana tjetër transferimi te Milan do t’i jepte mundësinë të luante ende në elitë.
