Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike. Viktima është identifikuar si Agim Beqiri, rreth 60-vjeç , i cili ishte duke riparuar një linjë elektrike me defekt kur dyshohet se pësoi goditje elektrike, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.
Në vendngjarje kanë dalë grupet hetimore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së elektricistit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
