Shpërndaje në: Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Fatmir Sopi, ka folur për sfidat dhe kërkesat e veteranëve, adresimin e të cilave ka thënë se po e pengon mungesa e institucioneve. Një nga kërkesat e tyre, Sopi ka thënë se është miratimi i ligjit për Vlerat e Luftës.
“Nuk ka insititucione valide, të gjithë janë ushtrues të detyrës, që nga ushtuesja e detyrës së presidentes, e deri te i fundit, të legjislaturës së kaluar, e cila u shpërnda ia kemi drejtuar kërkesat tona, të cilat janë bazike për veteranët. Një prej kërkesave tona ka qenë miratimi sa më shpejtë i ligjit për vlerat e luftës.
Miratimi i një ligji të tillë do ta ndalonte fyerjen, maskaradën që bëhet qoftë në rrjete sociale, qoftë në media, qoftë në publik. Kërkesa tjetër ka qenë, që ia kemi dorëzuar parlamentit, që tanimë është jo funksional, është që paga e veteranit urgjentisht të kthehet të paktën në nivelin që ka qenë e lidhur me pagën minimale në Kosovë”, ka thënë Sopi.
Sopi gjithashtu ka shtuar se sfidat e tjera janë shëndetësore dhe ekonomike. Sipas tij shteti nuk ka bërë mjaftueshëm. “Veteranët që nga paslufta janë përballur me sfida nga më të ndryshmet, duke përfshirë sfidat shëndetësore, ekonomike, të mbijetesës, ata pas lufte një pjesë e madhe kanë pasur edhe familje të ngushtë, fëmijë, edhe para lufte, por pjesa tjetër janë martuar, kanë krijuar familje, dhe normal janë përballur me sfida të ndryshme, sidomos të natyrës ekonomike.
Kështuqë, shteti nuk ka bërë mjaftueshëm, duke pasur parasysh se veteranët sot e gëzojnë një përkrahje, ndihmë sociale, ku në një fazë të caktuar, parlamenti ynë në bashkëpunim me Listën Serbe ka votuar që as në pagën minimale të mos jetë përkrahja për veteranët dhe të hiqet nga ajo pagë minimale, ku tani veç është 500 euro, ndërsa përkrahja për veteranin e luftës është 204 euro”, ka thënë Sopi për Ekonomia Online.
Edhe Arbëri 8 muaj më parë OVL-UÇK: Dorëzuam 285 letra në Asamblenë e Këshillit të Evropës për procesin në Hagë Sopi kritikoi ndryshimet ligjore, që sipas tij, e shkëputën pensionin e veteranëve nga paga minimale. Sa i përket procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai e ka cilësuar si një dramë të pamerituar.
Ndërsa, për verdiktin final ndaj katërshës së UÇK-së, i cili është caktuar më 16 shtator, ka thënë se presin vendim lirues. “Ne tani jemi duke pritur verdiktin e asaj gjykate, i cili mendojmë se duhet të jetë verdikt lirues për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ata janë të pafajshëm, sepse kanë bërë vetëm luftën e drejtë dhe çlirimin e vendit të vet.
Prandaj, çdo vendim tjetër është ndesh me drejtësinë ndërkombëtare, është ndesh me luftën tonë çlirimtare dhe është në kundërshtim me aspiratat e popullit tonë, që të jenë pjesë e Evropës së Lirë”, u shpreh Sopi. Sopi vlerëson se institucionet e Kosovës kanë mundur të bëjnë më shumë për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, në Hagë.
Edhe Arbëri 3 muaj më parë Veteranët kërkojnë përgjegjësi për ekspozitën me pasaktësi për masakrat “Nuk është mjaftueshëm kurrë të bëhet për ata njerëz përderisa janë në Hagë, unë jam i bindur se shteti ynë ka mundur të bëjë edhe shumë, siç jemi angazhuar ne si organizatë e veteranëve, që kemi luajtur rolin edhe të diplomatëve, duke u takuar me ambasadorë të vendeve mike, që janë në vendin tonë, duke dërguar letra dhe kërkesa në Parlamentin Evropian, duke iu dërguar kërkesë të gjithë anëtarëve të Parlamentin Evropian, që të merren me këtë çështje, që të merren thjesht me atë gjykatë, e cila për ne është e padrejtë, më tepër është politike, sesa që do të ndahej drejtësi”, ka thënë ai.
Megjithatë nënkryetari i OVL-UÇK u shpreh se janë të bindur se gjykata nuk do të bie pre e mashtrimeve, por do të marrë vendim të duhur.
