Lush Culaj, Zef (Kolë) Ndoka- Zefi i Vogël, Botimet Koliqi, Prishtinë, 2026 f. 226. Sapo ka dalur nga shtypi libri më i ri i profesorit Lush Culaj. Studiuesi i afirmuar në historiografinë shqiptare, prof. dr.
Lush Culaj, në veprën e tij Zef (Kolë) Ndoka-( Zefi i Vogël-1883-1922), paraqet në mënyrë të detajuar jetën dhe veprimtarinë e njërit ndër kryengritësit më të njohur kundër sundimit osman dhe pushtimit serbo-malazez.
Zef (Kolë) Ndoka, i njohur si Zefi i Vogël, del si një përsonalitet i rëndësishëm historik, falë përpjekjeve të tij të vazhdueshme për mbrojtjën e Shqipërisë dhe trojeve të saj të pushtuara. Në historiografinë shqiptare, veprimtaria e Zefit të Vogël është trajtuar shpesh në mënyrë fragmentare, ose nga autorë që nuk janë mbështetur gjithmonë në burime të besueshme.
Po ashtu, segmente të jetës së tij si procesi i vrasjës kanë mbetur të pasqyruara në mënyrë të mangët. Në këtë kontekst, vepra e Culajt përfaqëson një ndër përpjekjët e para serioze për të ngritur hipoteza të bazuara në dokumentacion, të cilat më pas verifikohën përmës gjuhës së fakteve. Kjo e e bën veprën një kontribut me vlera të larta shkencore.
Rëndësia e saj nuk qëndron vetëm në pasqyrimin e plotë të jetës dhe veprës së Zefit të Vogël, por edhe në ngritjën e standardit të studimeve historiografike shqiptare. Përmës kësaj qasjeje , autori kontribuon në konsolidimin e metodologjisë shkencore dhe në avancimin e cilësisë së literaturës historike në gjuhën shqipe.
