Zjarr masiv shkatërron resortin luksoz në Karaibe, momente tmerri për turistët e huaj; humb jetën një italiane

0%

Një zjarr i përmasave të mëdha shkatërroi pothuajse plotësisht një resort luksoz në Republikën Domenikane në Karaibe, Amerikën Qëndrore të premten, duke detyruar evakuimin e rreth 1,700 turistëve, njoftuan autoritetet. Mediat lokale raportuan se një turiste italiane 46 vjeç humbi jetën nga zjarri, ndërsa disa turistë të tjerë patën nevojë për ndihmë mjekësore.

Resorti Viva Dominicus Beach by Wyndham ndodhet në Bayahibe, një nga destinacionet më të njohura turistike në bregdetin juglindor të Republikës Domenikane. Sipas autoriteteve, rreth 1,690 turistë u evakuuan dhe u transferuan në hotele të tjera ose në struktura akomoduese pranë zonës për shkak të flakëve që përfshinë resortin.

Qendra e Operacioneve të Emergjencës bëri të ditur se flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe materialeve të ndezshme të përdorura në një pjesë të çatisë së kompleksit. Autoritetet sqaruan gjithashtu se resorti fqinj, Viva Wyndham Dominicus Palace, nuk pësoi dëme dhe vijoi aktivitetin normal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot