Marvel Studios ka zbuluar zyrtarisht aktorin që do të marrë rolin e ri të Panterës së Zezë, gati gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta të Chadwick Boseman. Lajmi u bë i ditur gjatë eventit San Diego Comic-Con, ku regjisori Ryan Coogler dhe presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, prezantuan David Jonsson si protagonistin e ri të “Black Panther 3”.
Jonsson, 32 vjeç, do të interpretojë djalin e rritur të T’Challa, duke vazhduar kështu trashëgiminë e personazhit ikonë, shkruan DailyMail. Filmi është planifikuar të dalë në kinema më dhe pritet të jetë një nga projektet më të mëdha të Marvel në vitet e ardhshme.
Gjatë prezantimit, publiku e priti me ovacione aktorin britanik, i cili u shfaq në skenë së bashku me Ryan Coogler, Kevin Feige, Letitia Wright dhe Winston Duke. I emocionuar, Jonsson falënderoi ekipin dhe fansat për besimin, duke e cilësuar si një nder të madh faktin që i bashkohet familjes së Marvel.
Chadwick Boseman interpretoi për herë të parë T’Challa në vitin 2018, duke e kthyer personazhin në një fenomen global. Aktori ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje private me kancerin e zorrës së trashë. David Jonsson është bërë i njohur falë roleve në filmat “Alien: Romulus” dhe “The Long Walk”, si edhe në serialin “Industry”.
Me përzgjedhjen e tij, Marvel hap një kapitull të ri për një nga superheronjtë më të dashur të universit kinematografik.
