Shpërndaje në: Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë. Meçet e këtij niveli paguhen goxha shumë. Nuk ka të dhëna zyrtare për të hyrat financiare, por sipas shumë mediumeve të specializuara për boks, Prenga u pagua 1,17 milionë euro.
Ndërkohë britanikut Joshua i takuan 4,68 milionë euro. Krahasuar me meçet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik. Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i meçit dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund.
Edhe Luftarake 5 muaj më parë Tjetër e arritur e rëndësishme, Distria më e ranguara prej të gjithë xhudistëve në botë Megjithatë meçi pritet të jetë shumë fitimprurës për karrierën e Prengës. Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të meçit.
