Një person ka mbetur i plagosur pasi është sulmuar me thikë mbrëmjen e së shtunës, , në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , ku viktima është goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar. Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë dy plagë me thikë në shpinë, duke pësuar lëndime edhe në organe vitale.
Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” , ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
