Irani ka njoftuar se ka bërë përparim në bisedimet me Omanin lidhur me mekanizmat për garantimin e kalimit të sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, tha se disa raunde bisedimesh janë zhvilluar të premten dhe të shtunën në Teheran, mes zëvendësministrave të jashtëm të dy vendeve.
Sipas tij, palët kanë shkëmbyer qëndrime për parimet e përbashkëta dhe procedurat operacionale që do të mundësonin lundrim të sigurt në këtë kalim strategjik. Baqaei i cilësoi diskutimet si produktive dhe tha se gjatë tyre është shënuar përparim. Ai theksoi gjithashtu se, deri më tani, nuk ka pasur ndryshime në trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ky kalim ujor konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
