Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të zyrtarëve të rënë në

0%

Policia e Kosovës organizon sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të sakrificës dhe kontributit të tyre për sigurinë dhe rendin në vend. Aktivitetet nisin në orën me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në vazhdim të agjendës, në orën do të mbahen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa në orën delegacioni i Policisë së Kosovës do të vizitojë familjen e Bunjakut. Më pas, në orën , do të zhvillohet një vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri.

Aktivitetet përmbyllen në orën me homazhe pranë lapidarit në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, në Varagë të Zubin Potokut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot