Fetai: Ambiciet janë të njëjta, shkojmë për titullin kampion

0%

Mbrojtësi Imran Fetai ka folur para startit të kampionatit të ri, ku Shkëndija nga Tetova të dielën (sot) përballet me Skopjen si vendase në kompleksin e FFM-së në Shkup, duke konfirmuar ambiciet për titullin kampion dhe fokusin maksimal te kjo përballje mes dy ndeshjeve europiane.

Përballja e javës së parë në kampionatin e ri ndërmjet Shkëndijës dhe Skopjes luhet sit në kompleksin e FFM-së në Shkup, me fillim në orën . Për startin e sezonit të ri dhe ambiciet e klubit… Imran Fetai: “Po normal, sezon i ri, kampionat i ri. Ambiciet normal janë të njëjta, shkojmë për kampion dhe ta fillojmë mbarë, ta fillojmë siç duhet.

Do të shkojmë të japim maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen.” Për gjendjen fizike dhe rikuperimin mes ndeshjeve europiane… Imran Fetai: “Po normal, është e vërtetë. Ne kishim ditën e enjte ndeshjen me Bravon, ku normal dhanë maksimumin. Kishim mundësi të mira, por ndoshta na mungonte pak fati.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne jemi kthyer, ditën e premte bëmë rikuperim dhe për ditën e nesërme normal ekipi duket mirë, jemi rikuperuar siç duhet. Po ne jemi ambientuar me këtë dhe nuk besoj se kemi problem.” Për ndarjen e vëmendjes mes kampionatit dhe garave europiane… Imran Fetai: “Po është e vërtetë, ndeshjen me Bravon e kemi lënë momentalisht anash. Tani gjithë fokusi ynë është te Skopje.

Pas ndeshjes me Skopjen, pastaj mendojmë sërish për Bravon.” Për motivimin dhe synimin për ta nisur kampionatin me fitore… IIran Fetai: “Po normal, çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Siç the edhe vetë, një fillim i mbarë është gjysma e punës. Ne e kemi parasysh këtë dhe shkojmë 100% për ta fituar ndeshjen.”

Burimi: Bota Sot