Pas fitores me nokaut ndaj Kristian Prengës në rundin e dytë, Anthony Joshua dha një intervistë emocionale për ‘DAZN’. Joshua falënderoi publikun dhe kundërshtarin e tij: “Faleminderit të gjithëve që erdhët sonte. Një falënderim i madh edhe për Kristian Prengën. Kjo do të thotë shumë për të dhe për mua.
I jap gjithë falënderimet Zotit. uk ishte vetëm forca ime që më ngriti, ishte një fuqi më e madhe”. Më pas ai iu drejtua Tyson Furyt me një sfidë të drejtpërdrejtë: ” ‘A e kemi Tyson Furyn në dhomë? A është këtu apo jo? Do t’ia shkul zemrën. Askush nuk mund të më ndalë”. Joshua theksoi se, pavarësisht rivalitetit, respekton Furyn: “Ka dy anë të kësaj.
Njëra është zjarri, tjetra është respekti. E respektoj për atë që ka arritur, por si luftëtar, tani është koha jonë. Shpresoj që tifozët të shijojnë një spektakël të madh”. Ai pati edhe fjalë vlerësuese për Kristian Prengën, i cili e rrëzoi dy herë në rundin e parë: “Është një djalë i fortë! Eddie Hearn tani dëshiron ta nënshkruajë. Do të ecë shumë përpara dhe ka një të ardhme të ndritur.
Me pak më shumë përvojë, do të jetë mes më të mirëve. Por kampionët dinë të ngrihen”.
