“Ju erdhi fundi”- Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk

0%

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës. Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit. “Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet: ”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Burimi: Bota Sot