A mundet që të më thotë dikush se këto protesta dhe kauzat e saj nuk janë të drejta dhe të vërteta? Këtë pyetje po ua bëj atyre të cilët llomotisin , akuzojnë dhe mundohen t’i përbaltin këto protesta , atyre të cilëve tashmë u janë konsumuar të gjitha retorikat negative dhe alibitë; atyre të cilëve po u kosumohen të gjitha gënjeshtrat, trillimet, akuzat shpifëse dhe të pavërteta ndaj këtyre protestave, pasi shumë shpejt këta do të “pishmanohen” sepse po e shohin se këto protesta nuk ndalen por po rriten përditë e më shumë dhe se ato janë në anën e duhur të historisë dhe të së drejtës njerëzore,patriotike e kombëtare shqiptare.
Sa mjerim do jetë e do mbeten në histori ata intelektualë dhe ato media të cilat nuk i mbështesin dhe as nuk i pasqyrojnë e nuk informojnë për këto protesta kaq të fuqishe as sot në ditën e 56-të të tyre, por medje edhe dalin kundër tyre dhe mundohen t’i mbajnë në terr informativ këto protesta.
Por Historia shënon , dhe unë në këtë shkrim timin po fus në memorien kombëtare shqiptare faktin e atij kontributi të madh në mbështeje të këtyre protestave të TV News 24 në Shqipëri dhe të Gazetës më të madhe patriotike shqiptare “BOTA SOT” dhe ndonjë tjetër të rrallë të cilat pasqyrojnë prej afro dy muajsh këto protesta duke “shkelur”embargon qeveritare dhe terrin informativ të mediave servile dhe shërbëtore të regjimit.
Shqiptarë mbështesni këto protesta patriotike rinore e qytetare , sepse këto protesta po bëjnë Epokë. Shqiptarë mbështesni protestat për ndëshkimin e politikës së tradhtisë së politikës shqiptare.
Prej politikës së këtij tranzicioni po bëhet deshqiptarizimi i atdheut, ka 35 vite që shqiptarët vetëm sa largohen nga atdheu prej padrejtësive, prej korrupsionit, varfërisë, pasigurisë për pronën e jetën, prej papunësisë, prej pamundësisë për të siguruar një minimumin jetik në atdheun e tyre.
Pensionistë, mbështesni protestat e bijve dhe të bijave tuaja dhe mos rrini e prisni që ata t’u mbajnë me dërgesën e dy- treqind eurove për të blerë bukë e ilace.Shqiptarë mbështesni protestat e kësaj Lëvizjeje për Triumfin e Kombit, në mënyrë që ato të realizojnë kauzat e tyre që janë në të mirën gjithkombëtare shqiptare.
Unë këto protesta i kam quajtur LËVIZJA PËR TRIUMFIN E KOMBIT sepse: së pari: i quaj protestat si protesta për Triumfin e Kombit, pasi jemi kombi më i vjetër në Ballkan dhe në Europë, dhe sepse jemi Kombi i cili kemi pësuar më së shumti fatkeqësi e padrejtësi në Europë prej intrigave, pabesive dhe prej pazareve të Europës bërë për interesat e tyre në dëm të shqiptarëve dhe të trojeve shqiptare. 2- sepse akoma nuk është zgjidhur Cështja kombëtare shqiptare në Ballkan. 3- Janë protesta të Lëvizjes për Triumfin e Kombit sepse janë protesta gjithkombëtare që kërkojnë mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pazaret e poshtra të politikanëve shqiptarë, që ato të mos shiten por as mos t’u falen askujt për interesat e politikës, të politikanëve,pushtetyarëve e oligarkëve të huaj e as atyre vendor. 3-Janë protesta të Lëvizjes për Triumfin Kombëtar sepse protestuesit kërkojnë Shqipërinë etnike dhe mbrojtjev e lirive dhe të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në shtetet fqinje të cilat i mbajnë akoma padrejtësisht. 4-Lëvizja për Triumfin e Kombit po i tregon botës fuqinë dhe forcën se shqiptarët ashtu sikurse që qëndruan , luftuan e sakrifikuan të vetëm në shekuj përballë të gjithëve për mbijetesën kombëtare, sot më shumë se kurrë shqiptarët gjithcka janë në gjëndje të bëjnë vetë për interesat, për emancipimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor, modern e demokratik. 5-Janë Lëvizje për Triumfin e Kombit, sepse po i tregojnë botës se: mjaft më me padrejtësi ndaj shqiptarëve, mjaft më me politikën e tyre të padrejtë shqiptarofobe të mosintegrimit dhe të djallëzisë së tyre ndaj shqiptarëve; mjaft më me indifencën dhe me heshtjen tinëzare kur e shikojnë dhe e dinë mirë se shqiptarët po protestojnë për të drejtat e tyre kundër korrupsionit, hajdutërisë dhe tradhëtisë; kundër politikës së keqe penguese e bllokuese të sistemit dhe të Republikës.Europë mos bëj sehir por thuaj të vërtetën sot, thuaji ato të vërteta që ti Europë i thua vetëm kur t’a do vetëm interesi yt, gjoja si justifikim për mosintegrimin e Shqipërisë për mosplotësim standadesh demokratike.
Europë thuaji të vërtetat dhe pranoji padrejtësitë dhe dëmet që u ke bërë shqiptarëve; thuaji të vërtetat se sa shumë borxhe u ke shqiptarëve dhe pse nuk i do të bashkuar shqiptarët në një shtet dhe as të integruar në BE!
