Tirana ka mbyllur në barazim pa gola përballjen miqësore ndaj skuadrës së turke të Çorum FK. Takimi u zhvillua në tokën turke, ku bardheblutë po kryejnë fazën e tyre përgatitore përpara nisjes së sezonit të ri. Kjo sfidë shënoi edhe debutimin zyrtar të trajnerit Dean Klafuric në krye të pankinës së kryeqytetasve.
Tekniku i ri mund ta konsiderojë një nisje pozitive këtë rezultat, përballë një kundërshtari të ngjitur këtë edicion në elitën e futbollit turk. Skuadra bardheblu ka si synim kryesor rikthimin mes pretendentëve kryesorë për trofetë në futbollin shqiptar. Testi i parë miqësor shërbeu si një provë e mirë për të parë gjendjen fizike dhe taktike të grupit të lojtarëve.
