Shpërndaje në: Ndryshimi i emrave zyrtarë të vendbanimeve në Kosovë është i lidhur me vendimmarrjen, në të cilën veto kanë deputetët serbë.
Kjo ka bërë që, edhe pas më shumë se dy dekadash, toponimet e trashëguara nga periudha e administrimit serb të vazhdojnë të figurojnë në dokumentet zyrtare, por edhe të përdoren në masë Prej një jave, qytetarët e Ferizajt kanë nisur iniciativën që do ta testojë realitetin juridik në Kosovë, i cili më shumë se 26 vjet pas çlirimit vazhdon t’i mbajë në fuqi toponimet serbe.
Nëpërmjet një nisme ligjore që mbështetet me nënshkrime, ata kërkojnë që “Urosevac” të largohet nga dokumentet zyrtare. Iniciatori i kësaj nisme, Bashkim Fazliu, ka thënë se kërkesa synon ta largojë toponimin e vënë në periudhë pushtimi. “Ky peticion në asnjë mënyrë nuk i cenon të drejtat e asnjë komuniteti në Kosovë, as të komunitetit serb.
Përkundrazi, ne kemi kërkuar shfuqizimin e një emri të pushtuesit, i cili nuk ka lidhje me emrin ‘Urosevac’. Kërkojmë që emri Ferizaj të mbetet emri zyrtar, pra në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze”, ka thënë ai. Thuajse, të gjithave vendbanimeve në Kosovë, Serbia ua ka ndryshuar emrat gjatë kohës së pushtimit.
Ato nuk janë ndryshuar pas çlirimit meqë, këtë nuk e ka lejuar fillimisht administrata ndërkombëtare. E, pas pavarësisë kjo është pamundësuar nga vetoja që serbët kanë në vendimmarrjen për një numër ligjesh, përfshirë atë për kufijtë administrativë të komunave, në të cilin janë emrat e qyteteve dhe fshatrave.
Edhe Arbëri 6 d. më parë Ferizaj me peticion del kundër “Uroshevacit” Njohësi i pushtetit lokal, Bekim Salihu, ka thënë se pa votën në Kuvend të komuniteteve, ligji nuk do të mund të ndryshohet. “Te gjitha plotësimet/ndryshimet e ligjeve që prekin këtë dimension janë ligje me interes vital, çka nënkupton që kërkohet 2/3 e votave të komunitetit joshumicë në Kuvend të Kosovës.
Kjo domethënë që emërtimi i një vendbanimi mund të bëhet në formë joformale, por në formën formale apo institucionale, kjo kërkon konsensus dhe kompromis”, ka deklaruar Salihu. Pas lufte është ngritur një komision, i cili ka propozuar ndryshimin e emërtimit të vendbanimeve. Por, ato nuk janë formalizuar. Disa nga toponimet e reja, si ai për Drenasin, kanë hyrë në përdorim.
Megjithëkëtë, versioni sllav ka mbetur ai që përdoret në shkresa zyrtare. Por, qytetarët kanë shprehur vullnetin që emërtimet e vendbanimeve të ndryshohen. Edhe Arbëri 25 min. më parë Kërcënim i ri nga Serbia Naser Emini ka thënë se termi “Urosevac” nuk duhet të përdoret për Ferizajn. “Një iniciativë e tillë duhet të merret.
A do të bëhet shpejt apo vonë, kryesorja është që iniciativa është marrë. Unë e vlerësoj shumë dhe qytetit të Ferizajt i duhet kjo”, ka thënë ai. E, iniciatori për ta larguar termin “Urosevac”, ka shprehur bindjen se ligji mund të ndryshohet, edhe pa votat e serbëve. “Ta zëmë Zubin-Potoku, ne i themi shqip, nuk është variant shqip fare, ndërsa është ekskluzivisht emër në gjuhën serbe.
Ne nuk jemi duke u marrë me atë çështje. Prandaj kjo nuk ka kurrfarë baze. Nëse dikush tenton ta manipulojë opinionin se nevojiten vota serbe, absolutisht nuk nevojiten, as nuk nevojitet mbështetja e tyre”, ka thënë Fazliu.
Përderisa qytetarët e Ferizajt kërkojnë që emri i qytetit të përputhet me përdorimin e përditshëm dhe identitetin lokal, ndryshimi zyrtar i toponimeve mbetet i lidhur me realitetin kushtetues që në vendimmarrje u jep veto deputetëve serbë.
Edhe Arbëri 52 min. më parë Juristët insistojnë që serbëve “pishmanë” të mos u jepet mundësia e rikthimit Ndryshimi i emrit të një komune në Kosovë mund të bëhet përmes Ligjit për Kufijtë administrativë të Komunave, duke e ndryshuar ligjin në Kuvend. Për të kaluar në Kuvend duhet shumicë e dyfishtë e votave.
Sipas Nenit 81 të Kushtetutës, për ligjet me interes vital kjo do të thotë se kërkohet vota e shumicës së deputetëve që janë të pranishëm dhe që votojnë, por edhe të shumicës së deputetëve nga minoritetet. Në Kuvend janë 20 ulëse për komunitetet. Prej tyre 10 janë të rezervuara për komunitetin serb. Rezana Bozhlani
