Shaqiri e Ajeti e nisin edicionin e ri me fitore

0%

Shpërndaje në: Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti me Baselin e kanë nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Zvicrës. Baseli të shtunën mbrëma në udhëtim e mposhti Servetten me rezultatin 1:0. Golin e fitores për Baselin e realizoi sulmuesi 27-vjeçar, Zan Celar, në minutën e 78-të. Shaqiri luajti deri në minutën e 69-të dhe u zëvendësua me Ajetin.

Ndërkohë në portë te Servette ishte portieri kosovar, Leo Besson. Edhe Futboll 9 muaj më parë Ajeti e Shaqiri shkëlqejnë në fitoren e Baselit Baseli e përfundoi kampionatin e kaluar në pozitën e pestë me 56 pikë. Ndërkohë, Servette e mbylli kampionatin në vendin e tetë me gjithsej 40 pikë.

Burimi: Koha