Rehabilitimi i rrugës Doganaj-Glloboçicë drejt përfundimit

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se rehabilitimi i rrugës rajonale Doganaj – Glloboçicë po i afrohet përfundimit. Sipas ministrisë, projekti përfshin rehabilitimin e një segmenti rrugor me gjatësi 23 kilometra, ndërsa vlera e investimit arrin në afro 4 milionë euro. “Ky segment përbën një lidhje të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut dhe ka frekuentim të lartë.

Me rehabilitimin e tij, qarkullimi do të jetë më i sigurt, më i shpejtë dhe më komod për banorët dhe të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë rrugë”, thuhet në njoftim. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderoi banorët dhe qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve në këtë segment rrugor.

Burimi: Bota Sot