“Vajzën po ta besoj ty”, dalin negociatat mes Shefit të Policisë së

0%

Detaje të reja kanë dalë nga momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren e tij Rozalinda Plakën, të cilën e mbajti peng për 4 orë me radhë. Sipas asaj që raporton Tv Klan, 35-vjeçari e liroi ish-partneren gjatë negociatave të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj.

Pas disa orëve rezistencë, efektivi Korroveshaj afrohet drejt tyre, duke e këshilluar Buzin të mos i bënte keq vajzës, ndërsa një pjesë e negociatave është zbardhur nga gazetarja e Klan News, Anila Sefa. “Personi i cili ka bërë të mundur negocimin dhe ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar vajzën ka qenë shefi i policisë së Rroskovecit, quhet Mariglen Korroveshaj.

Ky person është polici i cili prej disa orësh ka biseduar me autorin 35 vjeçar dhe ka bërë të mundur lirimin e vajzës. Pasi është lënë e lirë vajza, këto janë fjalët që polici i është drejtuar autorit dhe i ka thënë: Lëre vajzën se është në besën time. Dhe 35 vjeçari i ka thënë: Merre vajzën, po ta besoj ty.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse shikoni në pamje polici është larguar një moment dhe ka hedhur nga dritarja atletet autori, është kthyer përsëri polici Korroveshaj dhe i ka thënë: Hajde edhe ti me mua. Je në besën time. Autori i është përgjigjur: Më lër të mendohem edhe 30 minuta. Më pas polici e ka marrë vajzën në krah pasi ajo nuk mund të ecte.

Pasi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe polici e ka marrë në krahë. Plagët e saj kanë ardhur si pasojë e dhunës që autori kishte ushtruar ndaj saj. Ka qenë një dhunë që prej disa orësh ka vazhduar në makinë , tha gazetarja e Klan News, Anila Sefa. Më tej ajo shtoi se prindërit e Rozalinda Plakës janë varrosur mëngjesin e sotëm rreth orës .

Ato janë përcjellë në banesën e fundit jo vetëm nga familjarët por e gjithë zona e Rroskovecit. Gazetarja, Sefa tha se vetë Rozalinda nuk ka qenë e pranishme në varrimin e prindërve të saj, pasi gjendja psikologjike është e rënduar. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike e reja ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Burimi: Telegrafi