Prokurori: Personat që shkaktojnë aksidente, shumë nga ta kanë gjoba

0%

Një hulumtim i KALLXO.com ka gjetë një situatë tjetër shumë shqetësuese. Një i ri nga rajoni i Mitrovicës vdiq pasi u godit nga një makinë në kohën kur ai ishte i ndaluar nga një veturë e Policisë.

Personi sipas raporteve zyrtare po lëvizte drejt makinës së Policisë kur u shtyp nga një makinë tjetër që po lëvizte në rrugën drejt Prishtinës, rrugë kjo me dy korsi ku zhvillohej shpejtësi e lartë. Ky rast ngriti edhe një hetim të ri krahas hetimit të ngjarjes tragjike. Hetime pati edhe për përgjegjësinë e zyrtarëve policor në ngjarjen e aksidentit.

“Sipas vlerësimit të Prokurorisë së Shtetit jo ata nuk kanë përgjegjësi penale në raport me veprimet e tyre nuk rezulton asnjë element i veprës penale, është çështje tjetër sa i përket trajtimit të brendshëm nga ana e Policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Momentin që Policia ka vepru që të parandaloj sepse dihet mirë po që se nuk e kishin ndërmarr këtë veprim atëherë do të rezultonete në aspektin e përgjegjësisë disiplinore për ta.

Unë si prokuror atë natë kam dalë në vendin e ngjarjes kam ftu edhe ekspertin e komunikacionit edhe IPK dhe të gjithë së bashku e kemi trajtu çështjen në raport me vendin e ngjarjes tashmë edhe është ngrit aktakuza pasi ai është arrstu dhe është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”- thotë prokurori Muharrem Prekazi.

Armend Preniqi nga IPK – Inspektorati Policor i Kosovës, ka hartuar një raport për aksidentin e datës 19 mars në magjistralen Mitrovicë Prishtinë, saktësisht në fshatin Pestovë ku i vdekur ka mbetur një i ri.

Arsyeja pse IPK është përfshirë në këtë aksidenti ka ardhur pasi në momentin e aksidentit zyrtarët policor ishin duke i shkruar një gjobë personit të ndaluar, ndalja e veturës së Policisë e po ashtu vetura e të riut ishte në shiritin emergjent të rrugës.

Disa momente pas ndaljes i riu del nga vetura e tij dhe i ofrohet veturës së Policisë afër xhamit të veturës së Policisë derisa po bisedonte me policët ai goditet për vdekje nga një veturë tjetër që ishte në qarkullim. “Ne kemi bë hetime në këtë rast të gjitha gjetjet i kemi raportu në Prokurori me raport nëse ka diçka tjetër ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime”- thekson Preniqi.

Raporti i Preniqit është dërguar tek prokurori i Mitrovicës Muharrem Prekazi, i cili edhe ka ngritur aktakuzë në këtë rast dhe sipas Prekazit arsyeja që personi ka pasur tiketa të pa paguara të trafikut e kanë shyrë atë që të kërkoj edhe marrjen e patentës së shoferit për personin që e shkaktoi aksidentin me fatalitet.

“Në rastin konkret unë kam propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet edhe dënim plotësues, ndalimi i drejtimit të automjetit, sepse mendoj se është forma që mendoj që arrihet edhe qëllimi i dënimit jo vetëm kryerësit të veprës penale por edhe parandalimit që në të ardhmen mos të shkaktohet veprime të tilla me qëllim që siguria në trafikun rrugor të jeë në nivelin e duhur.

Pa dashur me hy në tematikën e tërësishme të rastit po i pandehuri ka pasur edhe gjoba të tjera në komunikacion që si të tilla na argumentojnë faktin e mënyrës së veprimit të tij në kuadër të komunikacionit, dhe asnjë prej gjobave nuk është e paguar”- thotë Prekazi, i cili gjithashtu ka shtuar se nga rastet që trajton vëren se numër i madh i gjobave mbesin pa u paguar.

“Kjo është një çështje që don një trajtim pak ma të zgjeruar nga ajo që ne e kemi kuptuar në bazë të rasteve që i kemi në procedurë rezulton që një numër shumë i madh i atyre në raport të atyre që rezultojnë në raport me aspektin penal sa i përket rrezikimit të trafikut publik kryesisht janë raste që ndërlidhen me personat që kanë gjoba të panumërta ose numër të madh të gjobave ku si të tillë në mungesë të ekzekutimit të këtyre gjobave të njëjtit veçse vazhdojnë me ndërmarrë të njëjtin veprim se pasoja në raport me aspektin e gjobave të shqiptume nuk ekziston ose mundem me thanë është në nivele shumë të ulëta, shqiptimi i gjobave është duke u bërë nga Policial, por ekzekutimi mungon”- shton ai.

Por, si do duhej të zhvillohet një pikë kontrolli në shtetin e Kosovës kjo është një dilemë tjetër e madhe se a duhet policët me qenë të dukshëm kur krijojnë një pikë kontrolli apo duhet të fshehën dhe kur dalin në rrugë për ndalimin e kundërvajtësit në trafik të rrezikojnë edhe vetën e po ashtu edhe personat e tjerë në komunikacion.

“Janë të përcaktuar me rregullore me udhëzues e me ligj pika e kontrollit duhet me qenë e sigurt pikë së pari për policin i cili e bën pikën e kontrollit për shoferët të cilët ndalen edhe për të gjithë pjesëmarrësit që janë të përfshirë në trafik.

Pika e kontrollit me radar duhet me luajt rolin e preventivës se sa të sanksionimit nuk është e preferuar me u fsheh duhet me dal në vendin ku shihet prej një distance të largët edhe duhet me kanë dukshmëria e nivelit të lartë e zakonisht kur bëhet pika e kontrollit natën duhet me qenë e pajisur me drita sinjalizues me kanë edhe vendi duhet me kanë i ndriçuar” – tha Preniqi.

Përmirësimi i kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë po shihen si ndërhyrje urgjente në Policinë e Kosovës, mungesat e përmendura më lartë duhet evidentuar sa ma shpejt në mënyrë që puna në Polici të zhvillohet normalisht.

Burimi: Kallxo