Jose Mourinho duket se e ka përcaktuar shpejt hierarkinë e skuadrës së tij te Real Madridi, duke vendosur pesë futbollistë si të “paprekshëm” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.
Gazetari Abraham Romero ka bërë të ditur se Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde, Arda Guler dhe Bernardo Silva, transferimi i ri i klubit, përbëjnë grupin ekskluziv të lojtarëve që Mourinho nuk dëshiron t’i prekë.
Trajneri portugez i konsideron këta pesë futbollistë si titullarë të padiskutueshëm, duke vlerësuar mentalitetin e tyre dhe profilet taktike që i sheh si thelbësore për rikthimin e Real Madridit te suksesi në garat vendore dhe evropiane.
Në aspektin taktik, Bellingham pritet të ketë një rol më të avancuar në mesfushë, me qëllim që të shfrytëzohen maksimalisht aftësitë e tij në fazën ofensive. Real Madridi nuk është i vetëm në garë për Diomanden – gjiganti anglez bën gati ofertën e majme Valverde do të ketë një rol më të thellë në mesfushë, ku puna e tij e madhe pritet të jetë vendimtare për kontrollin e tranzicionit.
Ndërkohë, Guler e ka ruajtur vendin e tij në këtë grup pas një sezoni individual mbresëlënës, ndërsa Mbappe vazhdon të konsiderohet arma kryesore e sulmit të “Los Blancos”. Në anën tjetër, Bernardo Silva pritet të sjellë përvojën e tij të madhe në nivelet më të larta, duke qenë në gjendje të luajë në disa pozita pas transferimit të tij si lojtar i lirë nga Manchester City.
Kështu, Mourinho duket se ka krijuar tashmë një bërthamë prej pesë lojtarësh mbi të cilën synon ta ndërtojë Real Madridin e tij./ Telegrafi
