Ulutaş: SHBA-ja mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe e përkushtuar ndaj

0%

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë një nga kontribuuesit kryesorë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Në një intervistë në Klan Kosova, Ulutaş u pyet se si pritet të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në kuadër të KFOR-it.

Ai theksoi se SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për vazhdimin e kontributit të saj në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. “SHBA-ja mbetet kontribuuese kyçe në KFOR dhe është plotësisht e përkushtuar ta vazhdojë kontributin e saj për siguri të qëndrueshme në të gjithë territorin e Kosovës dhe për stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Ulutaş.

Komandanti i KFOR-it shtoi se ai dhe i gjithë personeli nën komandën e tij vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuar ndaj përmbushjes së mandatit të misionit. Ulutaş foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës pas përfundimit të procesit të optimizimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com