Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord

0%

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në bordin e mjetit ndodheshin 11 persona, 10 pasagjerë dhe piloti, të cilët të gjithë arritën të shpëtohen. Sipas raportimeve nga mediat lokale, katër pasagjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Persona që ndodheshin në zonë me varkat e tyre ndërhynë menjëherë për të ndihmuar pasagjerët, përpara mbërritjes së ekipeve të emergjencës, shkruan Euronews. Sipas autoriteteve, hidroavioni kreu një ulje emergjente, përfundoi në shkëmbinjtë e ishullit dhe më pas u përfshi nga flakët.

Në vendngjarje mbërritën Roja Bregdetare, si dhe disa agjenci të tjera lokale për të menaxhuar situatën. Ndërkohë, po kryhet një inspektim për të vlerësuar edhe ndikimet e mundshme mjedisore të shkaktuara nga incidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA) kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e uljes emergjente dhe zjarrit që pasoi rrëzimin e avionit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com