Trajneri i ri Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka thënë që dëshiron të ndryshojë strukturën e kombëtares. Ai shprehu ngazëllimin që t’i përvishet kësaj sfide dhe ta kthejë kampionin e katërfishtë botëror në majën e futbollit. “Dua të përfshihem shumë në strukturat e federatës. Sot të gjithë janë të lumtur, por nuk jam i sigurt se kështu do të jetë çdo ditë.
Unë dua të përmirësoj gjithçka” , ka thënë Kloppi. “Dua ta paraqes Gjermaninë në një dritë pozitive, në mënyrë që me kalimin e kohës të rikthehemi në majën e futbollit”. “Mezi po e pres këtë sfidë.
