Kriza në LDK nga mungesa e reflektimit të lidershipit

0%

LDK ka kaluar sfida të mëdha në historinë e saj politike. Për të nuk janë të pazakonshme Ajo që e dallon një parti të fortë politike janë krizat dhe aftësia për të për të marrë përgjegjësi pas humbjeve. Sa ma heret që lidershipi reflekton aq ma mirë është për partin, sepse elektorati nuk fiton bësimin në parti.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, LDK pësoi një rënie historike, duke marrë vetëm rreth 12% të votave. Pas këtij rezultati, kryetari dhe kryesia dhanë dorëheqje, duke respektuar një standard të përgjegjësisë politike.Kjo dorheqje atëhere ishte pak e vonuar, por prap duhet vlersu. Në këtë klimë të rëndë të partis zgjidhet kryetar z. Lumir Abdixhiku.

Në atë kohë ai u pa si figura që mund ta ringrinte partinë. Entuziazmi u reflektua në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku LDK shënoi përmirësim në nivel vendi. Dihet se proceset e mëdha politike të Kosovës kalojne përmës filtrit të LDK. Me votat e LDK në vitin 2021 zgjidhet presidentja e vendit Znj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vjosa Osmane, e cila me Listen Guxo, si bartse e listës se LVV e solli në vendin e parë, por duke i shkaktor demë të madh LDK. Por LDK si parti shtetformuse, e tejkaloj hatrmbetjën dhe për intëresë të vendit ja jep votat Znj. Osmani me kushtin që ta zbaton kushtetutën e vendit. LDK në opozitë Nga krytari i ri, antarsia priste reforma të thella që kishte premtuar.

Ato nuk u realizuan në masën që pritej. Nga lidershipi i parisë para elektoratit u prezantua programi elektoral i partisë “Rruga e Re”. U ndryshua identiteti vizual i partisë me fjalën „lidhje“. U ndërmorën hapa që synonin modernizimin e partisë duke eliminuar strukturat e vjetra, ata që e mbajtën partin gjall. E gjithë kjo u bë me moto se rinia nuk po e gjanë vetën në LDK.

Për një pjesë të anëtarësisë këto ndryshime u pan si largim nga identiteti i LDK dhe nga fryma rugoviane, por për disa u pranun si reformë. Në anëtarsi u krijua përshtypja se vendimmarrja po centralizohej gjithnjë e më shumë. Arsyja ishte së partia humbi kontakti me anëtarsi, në aktive, në vendin ku jeton shpirti i partisë U kriju një përceptim së vota e lirë po bëhëj sa për sy e faqe.

Për zgjedhja e strukturave drejtuese, listave zgjedhore dhe drejtuesve lokalë u përceptua nga shumë anëtarë si proces i kontrolluar nga një rreth i ngushtë, duke dobësuar ndjenjën e përfaqësimit brenda partisë.

LDK në opozitë Katër vitet në opozitë, partia bëri opozsrsrizëm të mirë karshi qeveris, por nuk arriti të prodhoj një kauzë të qartë politike që do ta dallonte LDK-në nga partitë e tjera LVV dhe PAN. Edhe pse kritikat ndaj qeverisë ishin të drejta, ato nuk u bënë bindëse për qytetarët.

Ato kritika ishte mirë të jetësoheshin përmes një Qeveri paralele dhe në konferencat të rregullta për gazetar, si rrugë e vetme e komunikimit me votusin. Koha kaloj, dhe partia pa ndonjë kauzë hyn në zgjedhjet e rregullta me sllogon „Rruga e rë“ që krijoj huti në anëtarsi për orjentimin e partisë.

LDK në zgjedhjet e rregullta dhe të jashtëzakonshme Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 solli rritje të LDK-së për shkak punës së LDK dhe dobësive të LVV. Megjithatë, kjo rritje nuk mjaftoi për ta rikthyer partinë në pozitën që kishte pritur. Partia mbet në vendnumro, rriti numërin e votave në 171.000 antar, 18%, pra 20 deputet në kuvend.

Lidershipi e interpretoi si sukses me tendencë rritje. LDK vendosi të qëndron në opozitë, edhe pse e kishte forcën politike për të ndihmuar krijimin e institucioneve me partin fituse (LVV) dhe me opozitën (PAN) Ky qëndrim i partis nga antarsia u vlersu pro dhe kundër. Për të dal nga kriza institucionale në vitin 2025, LDK propozoi një qeveri gjithëpërfshirëse si zgjidhje politike.

Ky qëndrim ishte i drejt por u kritikua nga kundërshtarët politikë. Kritikat e LDK për bllokadë në krijimin e institucioneve që vinin nga LVV dhe PAN ishin jo reale dhe tendizioze, por në opinion u krijua përshtypja se LDK mbante përgjegjësi për bllokimin institucional. Më këtë barrë LDK hyn në fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit 2025.

Në këto zgjedhje LDK pësoi sërish rënie. Megjithëse rezultati ishte me i dobët se pritjet. LDK e votum 125.000, 13% me 15 deputet në kuvend. Pas kësaj humbje antarsia kërkoj dorëheqjen e krytarit Abdixhiku. Ai në fillim e pranoj, por në kuvend kërkoi votëbesim. Aty fitoi me një shumicë të ngushtë por antarsi kishte shpresë për një ngritje.

Kriza politike për zgjedhjen e presidentit Vendi prap në krizë. Pozita presidentit duhet ti takoj opozitë, por zgjidhja ishte në dorën Z. Albin Kurti i cili e kishte kriju Kuvendin dhe Qeverin. Problemi vjen kur Z. Kurti nuk e propozoj znj. Vjosa Osmanin presidente. Më të kaluar mandati i saj, ate e zavendson krytarja e Kuvendit znj. Albulena Haxhiu.

Për mos zgjedhjen e presidenti prap LVV filloj ta fajsoj opoziten me theks LDK. Ky fajsim nga LVV dhe Lista Guxo nuk ishte i drejt. Me këtë fajsim LDK fillon fushatën për zgjedhjet e qershorit. Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, LDK paraqiti konceptin “Bashkimi i së djathtës”.

Bartëse e listës u bë ish-presidentja Vjosa Osmani e cila deri pak muaj më parë, ishte identifikuar politikisht me qeverisjen e Albin Kurtit. Ky vendim krijoi paqartësi brenda elektoratit tradicional të LDK-së. Pytjet ishin të shumta në opinion dhe debate televizive.

Por pasi krytari dhe krysia e kishin pranu dhe nominuar në zgjedhje për presidente nga LDK, edhe antarsi e muar pozitivisht me shpresë së do ti rrit votat e LDK. Pas zgjedhjeve rezultati përfundimtar tregoi se partia nuk arriti të rikthente votuesit që e kishin braktisur në vitet e mëparshme.

Përkundrazi, një pjesë e elektoratit tradicional nuk votoj fare nga frika për ndoni komplot mbrenda partis. LDK në zgjedhjet e fundit e votum 141.000 antar, pra 18% dhe 18 depute për Kuvendin e Republikës. Pas zgjedhjeve të fundit dhe rezultatit pyetja thelbësore në LDK është si të ndërtohet bësimi i ri të antarsia.

Koha pas zgjedhjeve Në demokracitë perëndimore, humbjet zakonisht shoqërohen me analizë, përgjegjësi, dorheqje për ndryshim të lidershipit. Kjo nuk konsiderohet dobësi, ose ndarje të partis, por kulturë demokratike. Sa ma heret reflektimi pa bujë ëdhtë me mirë për individin dhe partin. Ndryshimi i lidershipit krijon mundësi për ide dhe energji të reja, rikthim të besimit për një fitore.

Edhe në LDK është e nevojshme të zhvillohet një debat i hapur për përgjegjësinë politike. Shkarkimi dhe mos shkarkimi në Kuvendin e partisë nuk duhet parë si përplasje mes individësh, por si proces normal demokratik që i shërben forcimit të partisë. LDK nuk është pronë e një individi apo e një grupi të ngushtë.

Ajo është një organizatë politike me histori të veçantë në shtetformimin e Kosovës dhe me një traditë të gjatë demokratike. Pikërisht për këtë arsye LDK ka nevojë të ruajë identitetin e saj politik, frymën rugoviane dhe mekanizmat demokratikë të vendimmarrjes.

Rikthimi është i leht dhe bëhet përmes përgjegjësisë, dialogut me anëtarësinë e gjanë përmes garës së hapur dhe respektimit të vullnetit të bazës së partisë. Vetëm një proces i sinqertë nga aktivi mund ta rikthejë LDK-në si një alternativë të besueshme për qytetarët dhe ta vendosë përsëri në qendër të jetës politike të Kosovës.

Në fund, pyetja nuk është se kush duhet ta drejtojë LDK-në, por si Pyetja se kush e udhëheq organizaten e partis nuk është e rëndësishme. Secili antarë mund të jet kryetar dhe duhet të jet në sherbim të partis. Krytari i partis duhet të jet i hapur më elektoratin dhe të merr përgjegjësi kur fiton dhe humb.

Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e lidershipit, por edhe të vetë vendit

Burimi: Bota Sot