Callum Turner rikthehet në xhirime pas dasmës me Dua Lipën

0%

Aktori britanik Callum Turner i është rikthyer punës pas një periudhe të mbushur me festime, pas dasmës me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali. 36-vjeçari është fotografuar në New Jersey gjatë xhirimeve të filmit të ri horror “Possession”, ku interpreton krah aktores Margaret Qualley.

Turner u shfaq në set me një veshje të errët, pantallona të zeza dhe një bluzë gri me njolla gjaku artificial, ndërsa Qualley u pa me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë. Callum Turner, Margaret Qualley Dy aktorët realizuan disa skena dramatike, duke dhënë pamje nga atmosfera e tensionuar e filmit.

“Possession” është një ribërje e filmit klasik horror të vitit 1981 dhe drejtohet nga Parker Finn, regjisori i njohur si krijuesi i serisë së suksesshme “Smile”. Filmi pritet të publikohet gjatë vitit të ardhshëm. Callum Turner, Margaret Qualley

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot