Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e

0%

Një stuhi e fuqishme përfshiu Greqinë, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të shumta, veçanërisht në Athinë dhe Pire. Erërat e forta dhe breshëri rrëzuan pemë, ndërsa skelat e një kantieri ndërtimi u shembën, duke bllokuar qarkullimin. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa linjat e tramvajit në Pire u ndërprenë pasi u dëmtuan kabllot e energjisë.

Deri në mbrëmje, shërbimi zjarrfikës kishte marrë mbi 150 thirrje për ndihmë, kryesisht për pemë të rrëzuara, përmbytje dhe objekte të rrezikshme. Moti i keq goditi edhe Turqinë, ku reshjet e rrëmbyeshme përmbytën kryeqytetin Ankara.

Dhjetëra rrugë u mbuluan nga uji, automjete u morën nga rrjedha ose mbetën të zhytura, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar drejtues mjetesh dhe banorë të bllokuar. Situata mbetet kritike edhe në Azinë Jugore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Indi, reshjet e dendura të musonit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa shtete, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dëmtuar infrastrukturën rrugore. Edhe Pakistani vijon të përballet me pasoja të rënda nga shirat e musonit.

Përmbytjet kanë përfshirë zona të tëra, kanë shkatërruar banesa dhe toka bujqësore, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit në rajonet më të prekura.

Burimi: Bota Sot