Befason Leao

0%

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao ka shokuar fansat e kuqezinjëve. Portugezi ka befasur duke u stërvitur me skuadrën braziliane, Corinthians. Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tifozët e Milanit kanë shfaqur zhgëninjmin e tyre ndaj Leaos pas këtij veprimi.

Megjithatë kjo nuk ka të bëj me ndonjë transferim të 27-vjeçarit te Cornithians, pasi ai po qëndron në Brazil për pushime, pas Kupës së Botës ku luajti me Portugalinë. Rafael Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por ka pasur raportime se ai mund të largohet gjatë verës, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

Burimi: Bota Sot