Samiti i UNESCO/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në

0%

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore, zhvilloi javën që lamë pas sesionin e 48-të në Busan të Koresë së Jugut.

Mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Komitti miratoi zgjerimin e madh të zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, katër rajone bregdetare kyçe për të forcuar mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe jetës detare të rrezikuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të premten, Komiteti votoi pro për të shtuar sitin arkeologjik të Sebastia-s në Bregun Perëndimor verior dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Vendimi u mor sipas një procedure emergjente, me arsyetimin se vendet po prekeshin nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Palestinezët e cilësuan një arritje kombëtare, ndërsa izraelitët reaguan ashpër duke e përshkruar vendimin si “armatim politik të trashëgimisë kulturore” dhe një përpjekje për të shfrytëzuar UNESCO-n për qëllime diplomatike.

Punimeve të Komitetit iu bashkua delegacioni shqiptar, që mori vlerësimi për dokumentet e reja teknike dhe strategjike për Parkunb e Butrintit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, su shpreh nga Koreja Zëvendësministrja Lira Pipa.

“Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme”, u shpreh zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa.

Shqipëria prezantoi masat edhe për mbrojtjen e kësaj Liqenit të Ohrit, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban. Pjesëmarrja në këtë sesion forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë.

Burimi: Bota Sot