Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar nga PDK dhe LDK të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre për kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje. Ai ka thënë se qytetarët meritojnë një përgjigje të qartë nëse këto parti e mbështesin apo kundërshtojnë rikthimin e tyre në institucionet e Kosovës, duke shtuar se “heshtja nuk është qëndrim”.
Postimi i plotë: PDK dhe LDK duhet ta bëjnë të qartë qëndrimin e tyre për kthimin e gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje me urdhër të Beogradit. Qytetarët meritojnë një përgjigje të qartë, a jeni pro kthimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, apo kundër? Heshtja nuk është qëndrim.
Në çështje që prekin sovranitetin dhe funksionimin e institucioneve të shtetit nuk ka vend për shmangie. Është koha që PDK dhe LDK të flasin qartë për pozicionin e tyre.
